Policia ruse ka arrestuar tre persona në lidhje me sulmin me acid ndaj drejtorit artistik të baletit Bolshoi në muajin janar.
Nga ky sulm, drejtori Sergei Filin mbeti me djegie të rënda në fytyrë dhe sy, pasi një njeri i maskuar hodhi ndaj tij acid sulfurik.
Ministria e Brendshme ruse thotë se një nga të dyshuarit është balerini i Bolshoit, Pavel Dmitrichenko.
Një zëdhënëse e Teatrit Bolshoi, Katerina Novikova tha se shpreson se me këto arrestime krimi do të zbardhet dhe autorët do të dalin para drejtësisë.