Senatori amerikan me një karrierë të gjatë, Patrick Leahy nga shteti Vermont, u bë i treti në radhë për të marrë presidencën e vendit.
Senatori demokrat Leahy, i cili ka shërbyer në Senat që nga viti 1975, bëri betimin sot në Senat. Ky është një post ceremonial, që ai e mori pas vdekjes dje të Senatorit nga Hauai, Daniel Inouye.
Në bazë të ligjit, 72 vjeçari Leahy është i treti në radhë për të marrë presidencën, pas nën-presidentit Joe Biden, dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanit John Boehner.
Në Shtetet e Bashkuara, askush përveç nën-presidentit nuk ka marrë presidencën në rastin e vdekjes apo dorëheqjes së presidentit.