Lidhje

Bisedime mes kryeministrave të Kosovës e Serbisë


Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, takohen sonte në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Temë kryesore e takimit, që është i treti me radhë, pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit. Por, fillimi i zbatimit të saj po kundërshtohet nga serbët në veriun e Kosovës, ku sot që nga mëngjesi janë zhvilluar protesta kundër synimeve për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare.
XS
SM
MD
LG