Aeroporti kryesor i Japonisë verior është mbyllur sot, pasi punëtorët e ndërtimit gjetën një bombë të pashpërthyer, që mednohet se ka mbetur atje nga Lufta e Dytë Botërore.
Policia lokale tha se 92 fluturime nga aeroporti i Sendait u anuluan, pas zbulimit të bombës 250 kilogramëshe gjatë ndërtimeve që po bëheshin pranë një piste të aeroportit. Zyrtarët thanë se bomba u identifikua si prodhim amerikan dhe mendohet se ajo ka mbetur atje që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mjeti detonues i bombës ishte ende në gjendje funksionimi. Zyrtarët po ashtu kërkuan evakuimin banorëve pranë aeroportit. Edhe 67 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk është diçka e pazakontë gjetja e bombave të pashpërthyera amerikane në territorin japonez.