Një raport i Institutit të Kosovës për Drejtësi në Kosovë, vë në pah se gjatë tri viteve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i dënimit të zyrtarëve të profilit të lartë për përfshirje në korrupsion. Sipas raportit shkalla e mos ndëshkimit të korrupsionit, është shqetësuese.