Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s javën që vjen
Your browser doesn’t support HTML5
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Takimi që do të përqendrohet tek mbështetja për Ukrainën, vjen pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO.