Ukrainë, gruaja 80-vjeçare tregon përballjen me forcat ruse

Halyna Derevyanko

Kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka në muajin mars, 80-vjeçarja Halyna Derevyanko qëndroi në apartamentin e saj. Për Zërin e Amerikës ajo tregon përballjen me ushtarët. Pak muaj pasi qyteti është çliruar, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.

Your browser doesn’t support HTML5

Ukrainë, gruaja 80-vjeçare tregon përballjen me forcat ruse

80-vjeçarja Halyna Derevyanko ishte në apartamentin e saj kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka, në rajonin e Kievit.

Por ajo nuk e dinte se do të qëndronte në apartament gjatë gjithë periudhës që forcat ruse kontrollonin këtë territor në muajin mars.

“Ishim vetëm dy persona në të gjithë ndërtesën kur erdhën ushtarët rusët. Ata shkatërruan gjithçka në bodrum. Nga shpërthimet humbi jetën shoku i djalit tim”, thotë për Zërin e Amerikës Halyna Derevyanko, banore në Borodyanka.

Ndërsa ushtarët rusë u përpoqën të thyenin derën e hyrjes së ndërtesës, zonjës Derevyanko iu kujtua këshilla e fqinjit të saj: Nëse forcat ruse përpiqen të futen në një ndërtesë më mirë lejoji, në të kundërt ata mund të ndëshkojnë banorët që nuk i kanë ndihmuar. Kështu që 80-vjeçarja vendosi se hapte derën vetë.

“U thashë: ‘Ja ku jam, përballë jush, një nënë me flokë gri. Bëni çfarë të doni me mua’”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Ushtarët rusë kontrolluan gjithë ndërtesën, ndërsa sipas 80-vjeçares ata morën çfarë donin.

Pasi forcat ukrainase çliruan qytetin, banorët u kthyehen në Borodyanka. Valentina Myazova, një tjetër banore, tregon për Zërin e Amerikës se kishte qëndruar në një fshat pasi u largua nga qyteti.

“Ne menduam se do të ishte më sigurt atje. Por ishte një ferr i vërtetë. Rusët erdhën tek ne një ditë dhe na thanë se po kërkonin nazistët dhe polakët”, tregon zonja Valentina Myazova.

Pasi rusët u larguan, zonja Myazova e gjeti qytetin e saj të lindjes, Borodyanka pothuajse të shkatërruar plotësisht dhe shumë nga miqtë e saj kishin vdekur.

“Ata qëlluan për vdekje djalin e mikes sime dhe ajo e varrosi në oborr ndërsa forcat ruse bombardonin”, tregon më tej ajo.

Në këtë qytet të vogël, në rajonin e Kievit, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.