Një kompani amerikane prodhon dronë për ushtrinë e Ukrainës

Your browser doesn’t support HTML5

Një kompani me bazë në Siatëll të shtetit të Uashingtonit, po prodhon dronë speciale për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Dronët do të përdoren në misionet e kërkim-shpëtimit dhe mund të ofrojnë mundësi vëzhgimi në ato vende, ku është shumë e rrezikshme të dërgosh njerëz.