Rimëkëmbja ekonomike e Kosovës mes pandemisë dhe zgjedhjeve

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova hyri në vitin 2021 me një krizë ekonomike për shkak të pasojave të pandemisë. Ekspertët thonë se rimëkëmbja ekonomike do të varet nga rrjedha e pandemisë por edhe situata politike të vendit që pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi ka ndërruar dy qeveri gjatë vitit 2020.