Nië operacion i Prokurorisë së Durrësit dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Durrës, çoi në pranga mbrëmjen e së enjtes 17 zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtuesë në Durrës, Shijak dhe Manzë, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.
Sipas një njoftimi zyrtar “Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e tyre, dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme. Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, apo dhe mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore”.
Sipas njoftimit “këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre”.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arreste për të paktën 10 punonjës policie që mbulonin detyra të ndryshme nga ajo e inspektorit deri te Shef Rendi, për 5 persona që kanë ndërtuar pa leje, për dy punonjës të Inspektoriatit për mbrojtjen e Territorit në Shijak dhe Sekretarin e Njësisë administrative Manzë. Përveç njërit prej tyre që është shpallur në kërkim 17 të tjerët u prangosën gjatë