Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës shpalli propozimet e saj për ndryshim të Kodit Zgjedhor, për të larguar nga procesi zgjedhor, siç tha ajo, njerëzit dhe paratë e krimit. Kryetari i saj, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës synon çlirimin e zgjedhjeve nga dhuna, blerjet e votave dhe kërcënimet. Shumica, nga ana e saj ka shprehur edhe ajo pikëpamjet e veta për depolitizim të komisioneve zgjedhore.
Your browser doesn’t support HTML5
Partia Demokratike e opozitës paraqiti sot një platformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me propozime që synojnë të shmangin shitblerjen e votës dhe kapjen e procesit zgjedhor nga struktura kriminale. Kryetari i saj, Lulzim Basha tha se ecuria dhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri diktohen me dhunë nga banda kriminale të lidhur me partinë socialiste, ndaj amendamentet e kodit zgjedhor duhet ta clirojnë procesin zgjedhor nga krimi dhe paratë e tij.
“Platforma eopozitës përmban 4 pika kryesore: 1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor – Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin… 2. Sistem masash kundër shitblerjes së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE/ODIHR për vitin 2017. Shitblerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit… 3. Financimi i partive dhe fushatës, 4. Përdorimi i teknologjive në votim, Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik” - tha zoti Basha.
Sipas tij, OSBE/ODIHR ka shënuar si probleme kryesore kandidatët me mbështetje dhe rekorde kriminale, përdorimin e parave të krimit në shitblerje votash, përfshirjen e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash, presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve, grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit, kërcënimin e administratës, përdorimin e fondeve publike në zgjedhje.
Nga ana tjetër Partia Socialiste ka shprehur më herët gadishmërinë e saj për të përmirësuar së bashku procesin zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE. Bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Zgjedhore Bledi Çuçi ka thanë se Partia Socialiste është e gatshme të depolitizojë plotësisht komisionetzgjedhore.Shumica socialiste është shprehur se kjo ka qenë edhe shqetësimi kryesor i vëzhguesve ndërkombëtar. Sipas tyre, votimi elektronik mund të provohet në zgjedhjet vendore në disa bashki, ndërsa votimi I emigrantëve parashikohte nga ligji vetëm për zgjedhje parlamentare. Socialistët thonë se janë gati të garantojnë përfaqësimingjinor në 1/3 e listave.