Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha sot se Forcat e Armatosura të Kosovës do të mund të shtrihen në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe vetëm në marrëveshje me forcat e NATO-s. Në një prezantim të 100 ditëve të punës së qeverisë së tij, ai tha se pret kthimin në institucione të përfaqësuesve të komunitetit serbë të cilët i kanë braktisur ato, meqë votat e tyre janë të domosdoshme edhe për themelimin e këtyre forcave.