Lidhje

Pamje dhe gjallesa interesante në Parkun Everglades


Parku Kombëtar i Evergladesit, në Floridën jugore, është një hapësirë gjigande, prej më shumë se gjysmë milioni hektarësh moçalorë. Zona është e njohur për pellgjet, kënetat dhe peisazhet në ujë, si dhe një larmi bimësh e kafshësh. Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, përjetoi një aventurë të vërtetë në zonat moçalore, pranë zogjve e zvarranikëve që i popullojnë ato.

Micah Meyer viziton parkun Everglades
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Pasi vizitoi parkun kombëtar të Everglades-it, i riu Mikah Meyer krijoi një ide më të qartë të asaj se si dukej Florida jugore përpara se të merrte zhvillim.

Everglades mbetet tërheqës, pasi është një pjesë e madhe toke, po ta krahasosh me parqe të tjera kombëtare... Ai zapton gjithë pjesën jugperëndimore të Floridës. Përpara se të vinte dorë njeriu, i gjithë jugu i Orlandos dukej si Everglades-i.”

Nga ura e Anhingas, përpara Mikahs hapej një panoramë e bukur e të ashtuquajturit River of Grass.

“Është një moçalishtë me disa pemë tek tuk, ku jetojnë lloje të ndryshme zogjsh. Pamë edhe breksha Terrapin, kurse në breg kishte krokodilë; rrallë gjen një jetë të egër kaq të larmishme, mbledhur në një vend”.

Një tjetër moment i veçantë ishte kur Mikah dhe shoku i tij i udhëtimit, Andy Waldron, u llapashitën përmes kënetës me baltë dhe ujin që shkonte deri te gjuri.

“Mund të duket diçka e shpifur, e tmerrshme, por ishte një nga gjërat më gallatë që kam bërë ndonjëherë gjatë udhëtimeve në parqet kombëtare. Fillon duke u llapashitur në baltë...

...pastaj hyn në ujë. Të duket sikur je në një planet tjetër, në ndonjë seri të Star Trek."

Mikah bëri edhe një xhiro në varkën prej gome, e ofruar nga guida e turistëve,

“Këtë përvojë e bëri speciale fakti që guida ishte rritur në këtë vend dhe e njihte në pëllëmbë të dorës”.

Mikah: “Hej, mami krokodili?” Mikah: "Oh, nuk duket e gëzuar..."

“Ozzie na shëtiti me varkën e tij përgjatë të ashtuquajturit River of Grass, pra Lumi i Barit; ai na çoi menjëherë te një korkodil që sapo ishte bërë mama... dukej sikur na paralajmëron e na thoshte se: “kam bebet këtu; mos na ngacmoni, ndryshe do inatosem”. Pastaj pamë rreth tetë krokodilë të vegjël”.

Ozzie i tregoi Mikah-s dhe Andy-t edhe disa nga bimët më të njohura të zonës. “Kjo përmban gjithë lëndët ushqyese të mjaftueshme për të mbijetuar në këtë vend...”

“Quhet sawgrass, pra “bari sharrë”, sepse ka dhëmbë si të sharrës dhe të pret lëkurën, nëse kalon dorën përgjatë fijes në drejtimin e dhëmbëzave”.

Mikah, i cili është zotuar të shikojë nga afër të 411 parqet kombëtare të Amerikës, thotë se turi në varkë në kënetat e Everglades-it shënoi dhe kulmin e kësaj përvoje.

“Kisha dëgjuar se mund të shikosh delfinë në këtë zonë dhe kjo ndodhi! Ishte fantastike! Është një përvojë unike të shikosh diçka të tillë në natyrë, jo në kopshtin zoologjik, apo në revistën National Geographic. Kjo është jetë e vërtetë!”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG