Në Prishtinë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, akuzoi të enjten qeverinë për siç tha ajo logjikë të terrorit politik. Akuzat ishin pjesë e reagimeve që nxiti ndalimi i një dite më parë nga policia e Kosovës të anëtarit të kryesisë së kësaj partie, Muhamet Kelmendi.