Lidhje

Kosovë, nis procesi gjyqësor mbi vrasjen e Oliver Ivanoviçit


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot (e premte) u hap procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për përfshirje në vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç tre vite më parë.

Kosove, procesi per vrasjen e Oliver Ivanovicit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Sipas Prokuorisë së Posaçme të Kosovës, të pandehurit kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me veprat penale vrasje e rëndë dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

“Të pandehurit Nedejklo Spasojeviç, Marko Roshiç, Rade Basara dhe Silvana Arsoviç, se nga viti 2014 deri në vitin 2018, respektivisht me datën 16 janar 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Zheilko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, të cilët ndodhen në arrati dhe me dy të pandehur tjerë, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq”, tha prokurori i rastit, Burim Çerkini.

Të akuzuarit i hodhën poshtë akuzat ndërsa u deklaruan të pafajshëm për veprat e ngritura ndaj tyre.

Gjatë vitit 2018, në dy operacione të ndara në veri të Kosovës, policia kishte arrestuar 6 persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb.

Avokati i të akuzuarës, Silvana Arsoviç, Musa Damati, e quajti procesin rast penal politik.

“Ky është rasti më i lartë politik në Kosovë, rast penal politik në Kosovë dhe ne duhet të kemi vëmendje profesionale për këtë rast dhe sipas ligjit dhe sa i përket klientës sime nuk ka prova të cilat do ta krijonin anatominë e veprës penale në këtë rast”, tha zoti Damati.

Ndërsa, avokati i të akuzuarit Rade Basara, Tomë Gashi tha se vrasja e Oliver Ivanoviçit ka ardhur si pasojë e plotikës zyrtare të Beogradit.

“Unë nuk mendoj se ky është rast politik sepse politika nuk ka fare të bëj me rastin e fatkeqësisht të vrasjes së Oliver Ivanoviçit, unë mendoj që politika nuk e ka vra Oliver Ivanoviçin në Kosovë por mund të jetë që politika e Serbisë ka bërë faktikisht shtytje për arsye që ne nuk i dimë, prokuroria ende nuk e ka thënë motivin e vrasjes së Oliver Ivanovçit dhe mbetët që ne t’i mbrojmë klientët tanë sa më mirë që është e mundshme dhe të tentojmë të dëshmojmë pafajësinë e tyre”, tha zoti Gashi.

Më 16 janar të vitit 2018, politikani lokal serb Oliver Ivanoviç u qëllua me armë zjarri në veriun e Mitrovicës. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, "Liria, Demokracia, Drejtësia", u qëllua para zyrës së tij ndërsa vrasja e tij pati ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG