Lidhje

Në Shkodër përkujtohet Demonstrata Antikomuniste e 2 prillit 1991


Në Shkodër u përkujtua sot Demonstrata Antikomuniste e 2 prillit të vitit 1991, ku u vranë 4 të rinj shkodranë, të cilët ishin edhe dëshmorët e parë të demokracisë në Shqipëri. Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje ishte e pranishme edhe Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, e cila tha se 2 prilli i vitit 1991 shënoi një kthesë në historinë e Shqipërisë në drejtim të vendosjes së pluralizmit dhe demokracisë. Ngjarja e 2 prillit është hetuar dhe gjykuar disa herë, po autorët e drejtpërdrejtë të vrasjeve të asaj dite ende nuk janë zbuluar dhe dërguar para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG