Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i shqetësuar më njoftimet se gazetari nga Mitrovica, Musa Mustafa, është kërcënuar me vrasje nëpërmjet një mesazhi telefonik,
"Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin. Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend", thuhet në një reagim të kësaj shoqate.
Gazetari Mustafa, i cili është drejtues i portalit "Infojeta.net", ka denoncuar në polici një mesazh nëpërmjet të cilit është kërcënuar në gjuhën serbe. Në mesazh ai kërcënohet me vrasjen e tij dhe zhdukjen e familjes 'nëse shkruan kundër serbëve".
Ai mendon se "kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve të tjera të paligjshme dhe krimin e organizuar në atë zonë".
Facebook Forum