Në Luginën e Drinos në Gjirokastër gjenden gjurmë të 15 qendrave urbane të lashtësisë, të cilat po tërheqin jo vetëm studiuesit dhe arkeologët por edhe turistët. Qyteti antik i Antigonesë është njëra prej këtyre qendrave që është bërë pjesë e guidave turistike. Drejtuesit e Parkut Arkeologjik thonë se po bëjnë përpjekje të shtojnë vizitorët dhe të nxisin bashkëpunimin me komunitetin e zonës.