Shumë ilaçe moderne kanë origjinën e tyre nga natyra, dhe disa studiues thonë se kurat tradicionale bimore përmbajnë të fsheta për mjekësi të avancuar. Në vazhdim ju njohim me një profesor farmakologjie në Los Anxheles që studion mënyrat e amerikanëve autentikë për shërime.
Alpinistët shpesh eksplorojnë ultësirë e pyjeve për rreth Los Angelesit, por ky grup alpinistësh ka një qëllim tjetër. Ata janë duke mësuar se si indianët e Amerikës kanë përdorur bimësi lokale në shërimin e tyre, duke përfshirë edhe bimët si Yerba Santa, që përdorej nga kolonët e hershëm spanjollë për probleme të mushkërive.
Grupi udhëhiqet nga James Adams, profesor i farmakologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
"Shkenca e farmakologjisë fillimisht ishte shkencë e të dalurit në natyrë, për të folur me mjekët popullorë, për të gjetur bimë të përdorura në shërimin e sëmundjeve, dhe pastaj duke i marrë këto bimë në laborator për të kutuar se në ç'mënyrë ato shërojnë".
Aspirina, për shembull, ishte nxjerrë në shekullin e 19-të nga acidi salicik, dikur i përdorur nga mjekësia popullore kundër dhimbjeve dhe etheve dhe gjenden në bimët si shelgu. Ajo u zhvilla dhe tregtohet nga kompania gjermane Bayer.
Prof. Adams thotë se çdo shoqëri ka zhvilluar një formë të mjekësisë të bazuar në bimë.
"Sigurisht, në Indi, ata kanë mjekësi Ayurvedic. Në Kinë kanë mjekësi tradicionale kineze. Në vendet arabe, kanë shërimin tradicional arabe. Hebrenjtë kanë shërimin tradicional hebre, dhe me radhë. Gjithkush ka mënyrën e vet të shërimi që varet nga bimët medicinale vendore".
Në Kaliforni, banorët Chumash kanë mësuar nga përvoja se cila bimë ndihmon për çdo sëmundje.
"Ne kemi, natyrisht, Sagebrush, e cila prodhon një vaj për fërkim për zbutjen e dhimbjeve që unë mendoj se të gjithë duhet të mësojnë se si ta përdorin, sepse ky vaj është shumë më i sigurt se sa barnat jo-steroidal kundër pezmatimeve, dhe shumë më i sigurt se ilaçet opioid".
Përveç lehtësimin e dhimbjeve, Adams thotë se aroma e këndshme e sagebrushit të Kalifornisë ndihmon njerëzit për t'u çlodhur. Ai thotë se një bimë e quajtur Bayonet spanjolle përdorej nga indianët e Amerikës për ushqim. Gjethet dhe rrënjët e saj prodhojnë nje lloj sode, dhe fibra e kësaj bime mund të përdoret për mbylljn e e plagëve, dhe për bërjen veshje.
Një bimë e quajtur chamise mund të përdoret kundër problemeve të lëkurës, ndërsa bima Kalifornia bay ka cilësinë e anestezisë dhe ndihmon kundër dhimbjeve të dhëmballës.
Prof. Adams paralajmëron se disa bimë janë helmuese, dhe thotë se njohja e bimësisë është thelbësore. Ai mësoi shërimin tradicional nga një mjek popullor i fisit indian Chumash, dhe nganjëherë merr mostrat bimësh në laboratorin e tij për të mësuar se si veprojnë.
Ai thotë se barnat moderne janë të rëndësishme në mjekësi, por shpesh janë të amortizuar dhe mund të jenë të dëmshme.
"Sigurisht, në qoftë se keni nevojë për një medikament që mund të ju ndihmojë, atëherë ju duhet të përdorni këtë ilaç. Por gjëja që vazhdojmë të harrojmë është e para dhe më kryesorja për të balancuar shëndetin. Kthimi i trupit në ekuilibër bën që trupi juaj mund të shërohet vetë".
Adams thotë se një dietë e mirë dhe ushtrimi janë dy çelësat për një jetë të shëndetshme, dhe se një eksursion malor në kërkim për bimët medicinale është një tjetër mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në ekuilibër.