Studiuesit thonë se dietat e pasura me acide yndyrorë Omega-3 mund t'i ndihmojnë njerëzit me sëmundjet e zemrës që të jetojnë më gjatë. Por përse këto acide janë kaq të dobishme mbetet e paqartë. Studim i morri në shqyrtim se sa i lartë duhet niveli i vajit të peshkut në gjak që të jetë në gjendje të mbrojë telomeret e kromozoneve të cilat ndihmojnë për përcaktimin e moshës dhe plakjes biologjike.
Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, mendohet se ndihmojnë pacientët me arteret e sëmura që të jetojnë më gjatë. Një nga autorët e studimit është doktor Ramin Farzane-Far në universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ai thotë se rezultati kryesor i studimit është se tek pacientët me nivele të larta të acidit yndyror Omega-3, që gjendet në vajin e peshkut, duket se ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Për këtë qëllim, telomeret e pacientëve që merrnin vaj peshku, u matën për të vënë re ndyshimet në gjatësi.Telomeret janë mbështjellëse në fund të kromozoneve që i mbrojnë ato nga shthurrja. Me kalimin e kohës, ndërsa mosha biologjike rritet, telomeret mund të dëmtohen dhe shkurtohen për shkaqe të inflamacioneve a pezmatimeve të ndryshme, pirjes së duhanit, mbi pesha trupore ose mungesa e ushtrimeve fizike.
Në studim u përfshinë rreth 600 pacientë me sëmundje në arteret koronare. Duke matur telomeret në kohë të ndryshme, shkencëtarët ishin në gjendje të përcaktonin shpejtësinë me të cilat ato shkurtoheshin dhe të gjenin se sa shpejtë ose ngadalë zhvillohej procesi i plakjes biologjike tek këta pacientë. Në rezultatet e studimit që u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë theksohet se pacientët me sëmundje në arteret koronare duhet të përfshijnë në dietën e tyre të përditëshme të paktën një gram vaj peshku Omega-3.
Dializa e veshkave për të moshuarit
Rreth 400.000 amerikanë me dëmtin në veshka trajtohen aktualisht me dializë. Ndonëse shumë mjekë mendojnë se trajtimi me dializë do të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të moshuar, të dhënat e një studimi tregojnë ndryshe. Një numër në rritje mes 400 mijë amerikanëve që aktualisht trajtohen me me dializë, janë mbi 80 vjeç.
Megjithëse këta pacientë të moshuar kanë një jetëgjatësi të kufizuar, shumë mjekë mendojnë se trajtimi i tyre do të përmirësojë cilësinë e jetës, edhe në qoftë se ajo nuk mund t'a zgjasë atë. Por një studim i ri nga universiteti Stanford sugjeron se e kundërta është e vërtetë.
Shkencëtarët krahasuan aftësinë e pacientëve të moshuar për t'u kujdesur për veten e tyre para dhe pas trajtimit dializë. Ata zbuluan se pas fillimit të trajtimit me dializë, pacientët përjetuan një rënie të konsiderueshme në aftësinë e tyre për të kryer veprime të thjeshta ditore, si për t’u ushqyer e për t’u veshur vetë.
Në fakt, në vitin e parë të dializë, vetëm 13% e mbi 3.000 pacientëve ruajtën nivelin e funksionimit që kishin pasur në vitin para se t’i nënshtroheshin dializës.
Autorët e studimit thonë se mjekët dhe pacientët duhet të marrin në konsideratë të gjitha metat e trajtim me dializë për pacientët e moshuar, duke përfshirë edhe ndikimin e këtij trajtimi në funksionimin e tyre të përditshme dhe në cilësinë e jetës së tyre.
Acidet yndyrorë Omega-3 ndihmojnë pacientët me sëmundje në artere koronare
- Astrit Lulushi
Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, ndihmojnë pacientët me arteret e sëmura që të jetojnë më gjatë.