Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri po zhvillon takime në disa nga bashkitë e vendit për të informuar qytetarët mbi përfitimet e integrimit të Shqipërisë në BE. Në takimin e zhvilluar sot në Bashkinë Malësi e Madhe ekspertë të proceseve të integrimit dhe të drejtave të njeriut theksuan faktin se BE tashmë kerkon zbatimin e reformave dhe efektet që ato sjellin në jetën e qytetarëve shqiptarë.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në Malësi të Madhe, ku përgatiti kronikën që po trasmetojmë: