Lidhje

Shtëpia ku do të banojë familja Obama


Real estate circles buzzed May 25, 2016, over reports that President Barack Obama and first lady Michelle Obama have decided to rent this nine-bedroom mansion in one of Washington’s poshest neighborhoods when he leaves office in January 2017.
Real estate circles buzzed May 25, 2016, over reports that President Barack Obama and first lady Michelle Obama have decided to rent this nine-bedroom mansion in one of Washington’s poshest neighborhoods when he leaves office in January 2017.

Kur Presidenti Barack Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë në muajin janar, ai do të qëndrojë në Uashington dhe do të banojë në një shtëpi që ndodhet në një lagje historike të kryeqytetit. Gazetat kanë publikuar fotografi të shtëpisë së tij të ardhshme në lagjen Kalorama të Uashingtonit, e cila ka qenë edhe shtëpia e një presidenti amerikan në të kaluarën. Kur ai të shkojë për të banuar atje, trafiku në atë rrugë do të bllokohet, por tani për tani kalohet lehtë. Tetiana Harçenko e Zërit të Amerikës përgatiti këtë material.

Kjo video satirike tregon Barak Obamën duke kërkuar një punë të re. Ai e vë veten në role të ndryshme dhe shpreson që të paktën të marrë një patentë shoferi.

Zoti Obama e ka zgjedhur tashmë se ku do të banojë familja e tij pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai do të zhvendoset në një shtëpi të madhe në një lagje të pasur të Uashingtonit, të quajtur Kalorama.

Kjo shtëpi llogaritet të kushtojë rreth 6 milion dollarë. Zoti Obama nuk do të blejë atë, por do ta marrë me qera, e cila do t’i kushtojë rreth 22 mijë dollarë në muaj.

Presidenti ka thënë se do të qëndrojë në Uashington që vajza e tij e vogël, Sasha, të mund të vazhdojë mësimet në shkollën ku është tani.

Lagja Kalorama është mjaft prestigjoze dhe e sigurt. Arsyeja është e thjeshtë: aty ndodhen shumë ambasada dhe banojnë ambasadorë si dhe zyrtarë të lartë të Uashingtonit.

Banorët janë mësuar me praninë e vazhdueshme të policisë dhe të shërbimit sekret. Historiani i lagjes, Steven Hansen, thotë se me ardhjen e familjes Obama kjo zonë do të bëhet edhe më e sigurtë.

"Mendoj se fqinjët do ta vlerësojnë ardhjen e Presidentit Obama në lagje. Po flitet se rruga do të mbyllet për trafikun dhe aty do të qarkullojnë vetëm banorët. Siguria do të rritet dhe banorët nuk ka pse të aktivizojnë sistemet e alarmit natën, sepse lagja do të mbrohet mirë dhe, në fund të fundit, kjo mund të ngrejë çmimet e shtëpive të tyre.”

John Horan, i cili jeton në afërsi të lagjes, e shëtit çdo ditë qenin e tij, Tiger, në lagjen Kalorama. Ai është i kënaqur që zoti Obama ka vendosur të qëndrojë në Uashington.

"Kjo nuk duhet të ndikojë shumë në lagje, sepse aty banojnë diplomatë nga e gjithë bota dhe zyrtarë amerikanë. Ata janë mësuar me idenë e forcave të sigurisë, ata e kuptojnë respektin që duhet treguar ndaj këtyre njerëzve, që kanë dhënë nga jeta e tyre për për shërbimin publik."

Zoti Obama do të jetë presidenti i dytë amerikan që do të qëndrojë në kryeqytet pas përfundimit të mandatit. Woodrow Wilson ishte i pari. Ai jetoi në të njëjtën lagje, ku pritet të banojë Presidenti Obama.

Shtëpia e Wilsonit shërben sot si muze për vizitorët. Ajo shumë afër shtëpisë së ardhshme të familjes Obama.

"Këtu është ruajtur rreth 95 për qind e asaj që ishte dikur.”

Robert Enholm u tregon vizitorëve shtëpinë e Presidentit Wilson. Këtu ka shumë gjëra interesante për të parë, duke përfshirë mozaikë nga Vatikani, mobilie franceze dhe, në bibliotekën Wilson, një projektor të vjetër filmi.

Enholm sheh disa ngjashmëri në vendimin e presidentëve Wilson dhe Obama për të qëndruar në Uashington pas largimit nga detyra.

"Në një farë mënyre historia e shtëpisë sonë është historia e presidentëve që lënë detyrën dhe qëndrojnë në kryeqyteti për të qenë aktivë në politikë. Ky ishte padyshim një nga objektivat e Presidentit Wilson, dhe ndoshta presidenti Obama do të kuptojë se është një avantazh i madh të vazhdosh të banosh në Uashington.”

Nëse vazhdon të qëndrojë në Uashington, zotit Obama nuk i mbetet tjetër përveçse të marrë pjesë aktive në politikë, pa u shqetësuar aspak se nuk do të gjejë punë, siç shprehet në videon e tij satirike.

XS
SM
MD
LG